Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

“Vitruvian Woman”, video performanca e Ms. Indefinite që kundërshton punën e papaguar të grave

QIKA 19.9.2024

Në një video-performancë, artistja Ms.Indefinite, riimagjinon veprën e Leonardo da Vinci “Virvituan Man”, në një kontekst feminist. E titulluar “Virvituan Woman”, performanca kritikon portretizimin historik të figurës mashkullore si forma ideale njerëzore dhe duke e vënë fokusin në punën dhe kontributin e grave që shpesh herë shpërfillen.

Kjo performancë kërkon të zbërthejë simbolikën e ngurtë të veprës së Da Vincit, e cila prej kohësh ka përfaqësuar idealin iluminist se “njeriu është masa e të gjithëve”. Duke e transformuar këtë emblemë maskuliniste në lëvizje dinamike, Ms.Indefinite thekson realitetet e përditshme me të cilat përballen gratë me angazhimet e tyre në punët e shtëpisë dhe punët e kujdesit – punë të nënvlerësuara dhe të anashkaluara.

Sipas Ms.Indefinite, “Virvituan Woman” e kundërshton ekuilibrin tradicional statik të Da Vincit dhe i hapë rrugë portretizimit të lëvizjeve të pabalancuara. Performanca pasqyron ciklin e pamëshirshëm të punës së papaguar që kryejnë gratë, duke përdorur krahët e tyre për të simbolizuar akrepat e orës. Ky imazh shënon vitet, muajt, javët, ditët, orët, minutat dhe sekondat kushtuar punëve të shtëpisë, si thirrje për shikuesit që të njohin dhe vlerësojnë kontributet ekonomike të grave brenda strukturës së familjes.

Këtu mund ta shikoni video-performancën.