Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

12 raste të dhunës me bazë gjinore janë raportuar në Policinë e Kosovës në 24 orët e fundit

QIKA 11.3.2025

Në bazë të raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, gjatë ditës së djeshme janë raportuar 12 raste të dhunës me bazë gjinore në gjithë vendin. 11 prej tyre janë raste të dhunës në familje dhe një sulm seksual. Kjo shifër e lartë dëshmon edhe një herë se gratë në Kosovë vazhdojnë të jenë të pasigurta dhe se shteti po dështon t’i mbrojë ato.

Një numër kaq i lartë i raportimeve brenda një dite na rikujton se shumë raste të tjera mbesin të pa raportuara. Kjo situatë duhet të shërbejë si alarm për institucionet, të cilat duhet të forcojnë mekanizmat për raportim të sigurt, të sigurojnë trajtim të shpejtë dhe të drejtë të rasteve dhe të garantojnë mbrojtjen efektive të viktimave.

Rastet e regjistruar në raportin 24-orësh të ditës së djeshme:

SULM SEKSUAL: Prishtinë / 28.11.2024 dhe 17.02.2025-NN. Me 10.03.2025 është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka bërë disa sjellje të pahijshme. Me vendim të prokurorit është inicuar rasti ndërsa i dyshuari ende nuk është intervistuar. Rasti në procedurë hetimore.

DHUNË NË FAMILJE: Prishtinë/ 09.03.2025-22:00. Eshtë raportuar se pas një mosmarrëveshje viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE: Prishtinë/ 10.03.2025-13:55. Eshtë raportuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar duke e kanosur verbalisht e ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE: Prishtinë 10.03.2025, NN. Eshtë raportuar se pas një mosmarrëveshje ankuesja femër kosovare ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE: Prishtinë 10.03.2025, 18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

DHUNË NË FAMILJE: Obiliq 10.03.2025, 15:00. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit të palëve me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt, ndërsa viktima është dërguar tek familja e saj.

DHUNË NË FAMILJE: Kamenicë 10.03.2025, 17:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe e njëjta së bashku me fëmijët e saj është dërguar te familja e saj, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE: Istog 10.03.2025, 10:40. Eshtë raportuar se i dyshuari mashkull kosovar në vazhdimësi i shkakton dhunë psiqike ankueses femër kosovare. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa viktima me dëshirën e saj është kthyer te familjarët e saj.

DHUNË NË FAMILJE: Pejë 10.03.2025, 17:00. Eshtë raportuar se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht ankuesen femër kosovare. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

DHUNË NË FAMILJE: Istog 10.03.2025, 20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit i kishte shkaktuar dhunë psiqike viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe e njëjta ka kërkuar urdhër mbrojtës, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE: Rahovec / 10.03.2025-05:00. Eshtë raportuar se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht ankuesen femër kosovare dhe vajzën e tyre. Viktima është dërguar në strehimore ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE: Gjakovë/ 10.03.2025-12:30. Viktima femër kosovare ka pranuar tretman mjekësor pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.