Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

34 organizata të shoqërisë civile kërkojnë suspendim të profesorit të UP-së për ngacmim seksual

QIKA 23.4.2024

34 organizata të shoqërisë civile i janë drejtuar me një letër publike rektorit të Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi, në lidhje me profesorin Xhevat Krasniqi, i cili akuzohet për ngacmim seksual.

Këto organizata kërkojnë suspendimin e menjëhershëm të profesorit Krasniqi deri në epilogun e rastit, raporton Zeri.info.

“Duhet të ketë zero tolerancë për raste kur profesorët ngacmojnë seksualisht studentët e tyre dhe aq më pak kur këta profesorë veçse janë ngacmues seksual të dëshmuar, siç është Xhevat Krasniqi, i suspenduar nga Universiteti i Gjakovës për vepra të njëjta kriminale. Duke heshtur karshi këtij akti kriminal ju jeni duke bashkëpunuar me ngacmuesin dhe jeni duke amnistuar e nxitur krimet seksuale brenda Universitetit të Prishtinës”, thuhet në letër.

Ata thonë se në këtë rast duhet që si prioritet të jetë mirëqenia e studentëve, andaj UP-ja duhet të marrë menjëherë këto masa.

“Solidarizohuni me ne dhe kërkoni përgjegjësi dhe drejtësi për viktimat e ngacmimeve seksuale. Ne nuk do ndalemi derisa Universiteti i Prishtinës të çlirohet nga epidemia e ngacmimit seksual”, thuhet ndër tjera.

Organizatat mbështetëse janë:

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut Kosovë – YIHR KS; Qendra Kosovare për Studime Gjinore – QKSGJ; Lëvizja Feministe Studentore – LFS; Qendra për Liri dhe Barazi – CEL Kosova; Qendra për Zhvillim të Grupeve Sociale – CSGD; Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile – KCSF; Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA; Organizata për Rritje të Cilësisë në Arsim – ORCA; YMCA Kosova; Instituti Kosovar për Drejtësi – IKD; Lëvizja FOL; Instituti D4D; Rrjeti i Grave të Kosovës – RRGK; Bubble Foundation; Community Building Mitrovica – CBM; Dylberizm; Termokiss; Instituti Kosovar për Hulumtim dhe Zhvillim të Politikave – KIPRED; Voice of Roma, Ashkali and Egyptians – VoRAE; Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK; Dokufest; Instituti Sekhmet; Instituti Musine Kokalari; Integra; Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës – KRCT; Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë – HLCK; Iniciativa për Progres – INPO; Kosovo Women 4 Women – K-W4W; Advancing Together – AT; Çohu; Qendra Kosovare për Studime Sigurite – QKSS; Forumi Kosovar i Aftësive të Kufizuara – KDF; Pishtarët; Hyjneshat.