Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

6 vjet dënim për policin që sulmoi seksualisht të miturën në Kamenicë

QIKA 7.7.2021

Zyrtari policor në Gjilan me inicialet R.SH i cili në prill të këtij viti u akuzua për kryerjen e veprës penale për sulm seksual ndaj të miturës në Kamenicë, është dënuar me burg prej 6 vjetësh.

“Lidhur me rastin në fjalë, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Gjilan, ka pranuar Aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Gjilan, ndaj të pandehurit R.SH., me të cilin të njëjtit i është shqiptuar dënim me burg në kohëzgjatje prej gjashtë (6) viteve”, raporton kallxo.com

Sipas Prokurorisë Themelore të Gjilanit vepra penale të cilën e ka kryer ky zyrtar policor duhet dënuar së paku me 15 vite burg, andaj për këtë çështje është parashtruar edhe ankesë nga ana e tyre.