Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

650 milion vajza janë martuar para moshës 18 vjeçare në botë

QIKA 8.5.2024

Është vlerësuar se globalisht, 650 milion gra e vajza janë martuar nën moshën 18 vjeçare. Për çdo 28 minuta, një vajzë nën 18 vjeç martohet diku në botë.

Pavarësisht progresit në shumë fusha të drejtësisë sociale, martesa e fëmijëve mbetet një realitet shqetësues në Shtetet e Bashkuara. Midis viteve 2000 dhe 2018, mbi 300,000 të mitur u martuan, ku shumica ishin vajza të martuara me burra të rritur, raporton Global Citizen.

Vajzat që martohen para moshës 18 vjeç kanë 50% më shumë gjasa të braktisin shkollën e mesme dhe katër herë më pak shanse për të diplomuar në ndonjë shkollim më të lartë. Kjo praktikë përjetëson cikle varfërie, minon mundësitë arsimore dhe i ekspozon fëmijët ndaj dëmtimeve fizike dhe emocionale.

Global Citizens, i njohur ndryshe edhe si Projekti Global i Varfërisë, është një organizatë ndërkombëtare e edukimit dhe avokimit që angazhohet për t’i dhënë fund varfërisë ekstreme dhe për të promovuar drejtësinë dhe barazinë sociale përmes lensit të ndërthurjes. Kjo lëvizje, është duke bërë thirrje për ndalimin e plotë dhe të menjëhershëm të martesave të hershme në të gjithë SHBA-në përmes një peticioni online.

Ndër të tjera, në deklaratën e tyre organizata thekson se ligjvënësit duhet të punojnë më shumë në ndalimin e plotë të martesave nën 18 vjeç.

“Ne i nxisim ligjvënësit në shtete të miratojnë ligje ku mosha minimale për martesë të jetë 18 vjet, pa përjashtime, duke siguruar që të gjitha martesat të bazohen në pëlqimin e plotë, të lirë dhe të informuar të të dyja palëve,” Global Citizen.