Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

70% e grave në Kosovë besojnë se ngacmimi seksual është një fenomen i pranishëm në vendet e punës

QIKA 18.4.2023

Javën e kaluar UN Women Kosovo publikoi studimin “Siguria dhe Shëndeti në Punë: Një studim i rasteve të ngacmimeve seksuale në vendin e punës në Kosovë në sektorin publik dhe privat”. Ky studim trajtoi sigurinë fizike dhe emocionale të grave në vendet e punës në Kosovë.

Të gjeturat e studimit tregojnë se mbi 70% e grave në Kosovë besojnë se ngacmimi seksual është një fenomen i pranishëm në vendet e punës. Prej atyre që raportuan se kanë hasur një situatë të ngacmimit seksual në punë (9%), shumica ishin raste të natyrës verbale përmes komenteve të papërshtatshme dhe ofenduese. Në anën tjetër, kryesit e këtyre ngacmimeve, në shumicën e rasteve u raportuan të jenë klientët (45%) dhe menaxherët (22%).

Një e gjetur tjetër e studimit tregon se vetëm 16% e grave pohuan se kanë marrë trajnim formal nga vendi i punës së tyre për të identifikuar dhe raportuar rastet e ngacmimit seksual.  

Ngacmimi seksual në vendin e punës mbetet një çështje e vazhdueshme globalisht dhe pavarësisht përpjekjeve të gjera për ta parandaluar dhe trajtuar atë, shumë individë vazhdojnë të përjetojnë ngacmim seksual, i cili mund të ketë një ndikim shkatërrues në jetën e tyre profesionale dhe personale. Studimin e plotë e gjeni në: https://eca.unwomen.org/en/digital-library/publications/2023/04/safety-and-health-at-work-a-study-of-cases-of-sexual-harassment-at-the-workplace-in-kosovo-in-the-public-and-private-sector?fbclid=IwAR103scn9hDqQelmCttuVdRKvlBIilvCuNA5E-D6lCtNU4xOZjV6eFQkwTA