Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

71 gra kanë raportuar ngacmime seksuale brenda këtij viti

QIKA 22.8.2022

Sulmet dhe ngacmimet seksuale janë një ndër format më të shpeshta të dhunës që vajzat dhe gratë përjetojnë. Vlerësohet se afërsisht 35% e grave në mbarë botën kanë përjetuar ngacmime seksuale gjatë jetës së tyre. Sipas të dhënave që ka mbledhur dhe përpunuar QIKA përmes projektit 1 ≠ 1, vetëm në  shtatë muajt e fundit në Policinë e Kosovës gratë kanë raportuar 24 raste të dhunës seksuale dhe 71 raste të ngacmimeve seksuale.

Sulmi seksual është një term ligjor që përdoret për të përshkruar një sërë veprash seksuale, ndër to, kontakti seksual që përfshin forcën ndaj një personi pa pëlqimin e tij/saj. Ngacmimi seksual, sulmi dhe abuzimi mund të ndodhin kudo, duke përfshirë kështu edhe hapësirat online. Ndonjëherë dhuna inicohet në internet dhe më pas ndodh personalisht.

Dhuna dhe ngacmimet seksuale shpeshherë ndikohen nga disa faktorë që përfshijnë norma sociale që në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë e pranojnë dhunën; idetë tradicionale të dëmshme rreth maskulinitetit; qëndrimet që zhvlerësojnë dhe degradojnë gratë, komunitetet LGBTQ, njerëzit me ngjyrë, njerëzit me aftësi të kufizuara dhe komunitetet e tjera të margjinalizuara. Gratë dhe vajzat e të gjitha moshave, racave, feve dhe klasave ekonomike mund të jenë dhe kanë qenë viktima të sulmeve seksuale. Sulmet seksuale ndodhin në zonat rurale, qytetet e vogla dhe qytetet më të mëdha. Studimet vlerësojnë se një në tre vajza do të përjetojë sulm seksual para moshës tetëmbëdhjetë vjeçare.

Statistikat në tërë botën tregojnë se kryesit e veprës kanë më shumë gjasa të sulmojnë viktima që janë sulmuar më parë – por një grua që raporton më shumë se një sulm ka më pak gjasa të besohet. Kjo është pjesërisht për shkak të keqkuptimeve të përhapura. Një ndër to, fajësimi i viktimave, i cili margjinalizon viktimën dhe e bën më të vështirë paraqitjen dhe raportimin e abuzimit.

1 ≠ 1 është pjesë e Judicial Dig Data Challenge mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC).

________

71 women have reported sexual harassment during this year.

Sexual attacks and harassments are two of the most common forms of violence that women and young girls experience. It is estimated that around 35% of women from all over the world have been subjected to sexual harassment at some point in their lives. According to the data collected by QIKA, as part of the 1 ≠ 1 project, only in the past 7 months, 24 cases of sexual violence and 71 cases of sexual harassment have been reported to the Kosovo Police.

“Sexual attack” is a legal term that applies to a number of sexual acts, including sexual contact forced upon an individual without their consent. Sexual harassment, abuse, and attack can happen under any circumstances, at any time, therefore encompassing online spaces too. Sometimes, violence is initiated online and takes place in person later on.

Sexual harassment and abuse are often influenced by factors that stem from social norms that directly or indirectly normalize violence; harmful traditional views about masculinity; beliefs that devalue and degrade women, LGBTQ communities, people of color, people with disabilities, and other marginalized communities. Therefore, all women, regardless of age, race, religion, and class could have been, and could be victims of sexual violence. Sexual attacks take place in rural spaces, small towns, and big cities. Studies indicate that one in three women will experience some type of sexual violence before the age of 18.

Statistics from all over the world show that perpetrators of sexual violence are more likely to prey on victims that have already been subjected to abuse –  however, a woman who has reported more than one instance of abuse is less likely to be taken seriously. This is partially due to pervasive misconceptions, such as blaming women, which further marginalizes them and discourages victims from reporting violence.  

1 ≠ 1 is part of Judicial Dig Data Challenge powered by Millennium Foundation Kosovo (MFK) and Millennium Challenge Corporation (MCC).