Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

94% e personave transgjinorë janë më të lumtur pas tranzicionit

QIKA 15.2.2024

Anketa “2022 US Trans Survey” e realizuar me 92.000 persona transgjinorë binarë ose jobinarë dëshmoi se ata vazhdojnë të përballen me diskriminim, ngacmim dhe dhunë në ambiente të ndryshme, por personat transgjinorë që janë në tranzicion ose që e kanë përfunduar këtë proces janë përgjithësisht më të lumtur.

94% e personave transgjinorë që kanë kaluar tranzicionin gjinor janë ose ‘shumë më të kënaqur’ (79%) ose ‘pak më të kënaqur’ (15%) me jetët e tyre.

Ndërsa fillimi i terapisë hormonale ka përmirësuar nivelin e lumturisë të 98% të tyre. “Marrja e terapisë hormonale përmes pëlqimit të informuar dhe qasja në kirurgji ka ndryshuar përfundimisht jetën time për mirë,” tha Taylor, një nga pjesëmarrësit në anketë.

Përveç diskriminimit me bazë gjinore 1/3 e të anketuarve deklaruan se po përballen me varfëri meqë rreth 1 në 10 persona ishin detyruar të largoheshin nga puna për shkak të identitetit të tyre gjinor dhe rreth 18% ishin të papunë.

Personat transgjinorë vazhdojnë të përballen me sulme të vazhdueshme nga politikanët e krahut të djathtë. Rreth 47 % konsiderojnë të zhvendosen nga vendi ku jetojnë sepse 10 shtete i detyrojnë transgjinorët të përdorin banjot publike që korrespondojnë me seksin e tyre biologjik, 22 shtete ndalojnë qasjen në kujdesin gjinorë dhe 24 të tjera ndalojnë pjesëmarrjen në sport për të rinjtë transgjinorë.

Të anketuarit poshtu theksuan rëndësinë e mbështetjes nga familjet e tyre si faktorë i rëndësishëm në shëndetin mendor të tyre dhe lumturinë. “E gjithë jeta ime është ndikuar nga fakti që familja ime më pranonte,” tha Amanda, një grua transgjinore 50 vjeçare.