Gazetari Valon Syla është dërguar në mbajtje për 48 orë, nën dyshimin për dy vepra penale, “Dhunë në familje” dhe “Lëndim i lehtë trupor”. Ai po dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj gruas me të cilën bashkëjetonte.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, e ka konfirmuar ndalimin e Valon Sylës. “Po”, është përgjigjur shkurt kryeprokurori Gashi kur është pyetur nga “Betimi për Drejtësi” lidhur me ndalimin e Sylës.
Aktualisht, Valon Syla është drejtor i gazetës “Metro” dhe analist televiziv.