Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

U mbajt edicioni i pestë i festivalit “Shliroj Cicat”

QIKA 23.10.2025

Për vitin e pestë me radhë, festivali “Shliroj Cicat” u mbajt nga data 13 tetor deri më 15 tetor. Ky festival i dedikohet ndërgjegjësimit mbi kancerin e gjirit dhe rëndësinë e zbulimit të tij në faza të hershme, dhe edhe këtë vit pati një program të gjerë me aktivitete, duke përfshirë panel diskutimi, aktivitete me fëmijë, mbledhje të sytjenave, shfaqje të filmit, pikturim, yoga, ekspozita, dhe muzikë.

Ky edicion bashkoi artistë të ndryshëm nga Kosova dhe Shqipëria, si dhe gra të cilat kanë qenë të prekura nga kanceri i gjirit të cilat patën mundësinë të tregojnë për betejën e tyre dhe rëndësinë e zbulimit të hershëm.

Festivali qysh nga edicioni i parë vazhdon të shërbejë si platformë inovative për mbrojtjen e shëndetit publik dhe ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit përmes aktiviteteve të ndryshme, të cilat janë të qasshme për të gjitha grupet shoqërore.