Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Fourth Wave shpalos çarçafin me emrat e grave të vrara në Kosovë

QIKA 14.9.2026

Organizata feministe Fourth Wave ka zhvilluar sot një aksion publik për të rikujtuar gratë e vrara nga burrat në Kosovë dhe për të kërkuar trajtim institucional të femicidit.

Gjatë aksionit, Fourth Wave shpalosi një çarçaf ku ishin të vendosur emrat e grave të vrara. Përmes këtij veprimi, organizata e solli në hapësirën publike një listë emrash që dëshmon përmasën e dhunës ndaj grave në Kosovë.

Aksioni synon të sfidojë trajtimin e këtyre vrasjeve si raste të veçuara dhe individuale, duke e vendosur femicidin në kontekstin e dhunës me bazë gjinore dhe të përgjegjësisë institucionale.

Fourth Wave theksoi se çarçafi me emrat e grave të vrara është një dokument kujtese, por njëkohësisht edhe një dëshmi e dështimit për t’i mbrojtur gratë nga dhuna.

Përmes këtij aksioni, organizata kërkon që parandalimi i femicidit të trajtohet si përgjegjësi institucionale dhe që institucionet të ndërmarrin masa për parandalimin e dhunës para se të ketë viktima të tjera.

Lexoni deklaratën e plotë këtu.