Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

U protestua para Gjykatës në Pejë për vrasjen e Arlinda Zekajt

QIKA 27.10.2026

Dhjetëra qytetarë u mblodhën sot para Gjykatës në Pejë për të kërkuar përgjegjësi institucionale lidhur me rastin e Arlinda Zekajt.

Duke mbajtur në duar fotografitë e Arlinda Zekajt, protestuesit shprehën indinjatën e tyre ndaj dështimit të institucioneve për ta mbrojtur atë dhe kërkuan që përgjegjësit të japin llogari.

Protesta u zhvillua pak para nisjes së seancës dëgjimore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Jeton Sylajt, e cila u mbajt sot në orën 14:00.