Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Dhjetë raste të dhunës ndaj grave brenda 24 orëve të fundit në Kosovë

QIKA 27.10.2026

Në 24 orët e fundit, në Policinë e Kosovës janë raportuar gjithsej dhjetë raste të dhunës ndaj grave, sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, rastet janë regjistruar si vijon:

–Prishtinë 26.10.2026 – 20:30. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se është ngacmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

–Prishtinë 26.10.2026 – 10:30. Është raportuar se ish bashkëshorti-i dyshuari mashkull kosovar, është përfshirë në rastin e lartcekur.

–Greqi 12.09.2026. Është raportuar rasti ku të përfshirë janë ish bashkëshorti mashkull kosovar dhe viktima femër kosovare e cila ishte kanosur. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

– Fushë Kosovë 26.10.2026 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte shkuar tek puna e viktimës femër kosovare edhe pse ajo kishte urdhër mbrojtës nga gjykata. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

–Ranillug 26.10.2026 – 19:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një fjalosje ka sulmuar fizikisht motrën e tij. Viktima dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

–Viti 26.10.2026 – 19:00. Është raportuar se bashkëshorti dhe vëllai i viktimës, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Viktima ka marrë tretman mjekësor. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

–Pejë 25.10.2026 – 15:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që përmes telefonit kishte kanosur ish bashkëshorten e tij, ndërsa më 26.10.2026 i kishte dëmtuar xhamat e shtëpisë së nënës së viktimës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

–Klinë 26.10.2026 – 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte keqtrajtuar vajzën e mitur të bashkëshortes së tij. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

–Gjakovë 26.10.2026 – 21:00. Është njoftuar se viktima ishte keqtrajtuar nga bashkëshorti i saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.

-Vushtrri 24.10.2026 – 22:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij dhe më pas e kishte larguar nga shtëpia. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.