Policia e Kosovës ka arrestuar Albert Sylajn, i dyshuar për rastin e vrasjes së rëndë që ndodhi më 25 tetor në fshatin Vitomiricë të Pejës.
Ai u arrestua dje, me 27 tetor rreth orës 23:40 në Deçan, pas angazhimeve operative dhe hetimore të policisë.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, arrestimi u realizua pas veprimeve të ndërmarra nga njësitet përkatëse policore dhe bashkëpunimit me qytetarët.
Sylaj ishte në kërkim nga organet e rendit lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekaj.