Parlamenti i Suedisë (Riksdag) ka votuar pro përfshirjes të së drejtës për abort në Kushtetutë, duke e njohur atë si të drejtë kushtetuese. Ky ndryshim do të përfshihet si e drejtë dhe liri themelore në Ligjin për Formën e Qeverisjes (Instrument of Government), një nga ligjet themelore që përbëjnë Kushtetutën e Suedisë.
Me këtë vendim, e drejta për abort merr mbrojtje në nivelin më të lartë juridik të vendit. Përfshirja e saj në Kushtetutë synon të forcojë garancitë ligjore për ushtrimin e kësaj të drejte dhe ta mbrojë atë nga ndryshimet e mundshme në legjislacion.
Ndryshimet kushtetuese do të hyjnë në fuqi më 1 janar 2027.
Vendimi është marrë në përputhje me procedurën kushtetuese suedeze, e cila kërkon dy votime parlamentare me të njëjtin rezultat, të ndara nga zgjedhjet parlamentare. Votimi i parë ishte mbajtur më 20 maj 2026, ndërsa votimi përfundimtar u zhvillua më 11 nëntor 2026.
Me hyrjen në fuqi të këtij ndryshimi, Suedia do të bëhet vendi i tretë në Evropë që e garanton të drejtën për abort në Kushtetutë, pas Francës, e cila e bëri këtë në vitin 2024, dhe Luksemburgut, që e miratoi ndryshimin kushtetues në qershor 2026.