Të dielën, Chloe Zhao u bë gruaja e parë me ngjyrë dhe gruaja e parë me origjinë aziatike që fitoi çmimin për regjisoren më të mirë në Academy Awards.
Regjisorja e “Nomadland” është gruaja e dytë që fiton këtë çmim. Gruaja e parë që e kishte fituar ishte Kathryn Bigelow me filmin “Hurt Locker”.
“Ky çmim i dedikohet kujtdo që ka besim në mirësinë e vetvetes dhe në mirësinë për njëri-tjetrin, pa marrë parasysh sa e vështirë mund të jetë,” tha ajo në fjalimin e saj të pranimit të çmimit. “Ju më frymëzoni të vazhdoj” shtoi ajo.
Ky vit është viti i parë ku dy gra u emëruan si regjisoret më të mira. Fitorja historike e Zhao është në rastin më të mirë një shenjë përparimi në horizont për një kategori që ndër vite ka parë përfaqësim dëshpërues të femrave.
Në historinë 93-vjeçare të Oscars vetëm shtatë gra kanë qenë të nominuara për këtë çmim, duke përfshirë këtu Zhao, Fennell, Lina Wertmüller, Jane Campion, Sofia Coppola, Greta Gerwig dhe Bigelow.
Fitorja e Zhao u festua menjëherë nga krijues të tjerë si regjisorë e aktorë të industrisë.