Të shtunën, shpërthimet shkatërruese tek një shkollë në Kabul vranë të paktën 68 njerëz dhe plagosën mbi 165 të tjerë. Numri më i madh i viktimave ishin vajza të cilat arsimoheshin në shkollën e vajzave “Syed Al-Shahda”.
Diplomati amerikan në Kabul, Ross Wilson dënoi shpërthimet si “të neveritshme”, duke postuar në Twitter: “Vrasjet nga sulmi janë të pafalshme ndaj fëmijëve të vrarë dhe të ardhmes së Afganistanit”
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Afganistan i quajti sulmet një “akt i neveritshëm i terrorizmit”.
Në Twitter, organizata deklaroi: “Shënjestrimi kryesisht i studenteve në shkollën e vajzave, e rrezikon të ardhmen e Afganistanit dhe të rinjve të fokusuar për të përmirësuar vendin e tyre.”
Sulmet e fundit tregojnë realitetin shkatërrues për gratë në një vend që mbetet i 170-ti me radhë nga 189 vendet në Indeksin e Barazisë Gjinore të Kombeve të Bashkuara.
Siç shkruajti Asuntha Charles për Women’s Agenda muajin e kaluar, gratë dhe vajzat vazhdojnë të përjetojnë kërcënime të përditshme të dhunës fizike dhe seksuale, martesave të hershme dhe të detyrueshme, qasjes së kufizuar në arsim, kujdes shëndetësor madje edhe në ushqim.
Kjo nuk është hera e parë që ky vend është shënjestruar dhe sulmuar nga sulmet terroriste, në maj të vitit të kaluar, tre persona të armatosur sulmuan një klinikë të maternitetit duke lënë shumicën e të vdekurve nëna të foshnjave të porsalindura. Spitali ishte mbështetur nga Doctors Without Borders, të cilët më vonë u tërhoqën nga ky projekt.
Sipas Misionit të Ndihmës së Kombeve të Bashkuara në Afganistan (UNAMA) kishte 10 incidente në 2019 që rezultuan në 485 viktima civile, përfshirë 117 të vrarë dhe 368 të plagosur. Në vitin 2018, grupi identifikoi 19 incidente me 747 viktima civile, 233 të vrarë dhe 524 të plagosur.