Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Aborti mund të dekriminalizohet gjatë këtij muaji në Kolumbi

QIKA 4.11.2021

Në Kolumbi aborti mund të dekriminalizohet në muajin e ardhshëm pasi vendimet historike për legalizimin e ndërprerjeve të shtatzënisë në Amerikën Latine kanë dhënë një “efekt valëzues” në të gjithë rajonin, thonë aktivistët për të drejtat e grave.

Përgjatë vitit 2006 Kolumbia kishte dekriminalizuar abortin në të gjitha rastet, pa marrë parasysh jetën e grave nëse është në rrezik ose jo, ose nëse fetusi është produkt i përdhunimit apo incestit, por megjithatë, aktivistët deklaruan për The Independent se gratë ende  nuk lejohen në mënyrë rutinore për të kryer aborte në asnjë rrethanë.

Gjithsesi, kjo mund të ndryshoj këtë muaj pasi që janë organizuar dy diskutime për Gjykatën Kushtetuese të Kolumbisë, të cilat bëjnë thirrje që aborti të mos konsiderohet si akt kriminal, tregon Catalina Calderon, drejtore në Qendrën e Barazisë së Grave.

 “Nëse Gjykata Kushtetuese merr vendimin për dekriminalizimin e abortit në këto data, mund të kemi legalizimin e abortit brenda dy javëve të ardhshme,” tha Calderon.

Është e vështirë të sigurohen shifra mbi përqindjen e grave që vdesin në Kolumbi çdo vit nga abortet e pa sigurta, duke qenë se procedurat po ndodhin në rrethana të fshehta. Megjithatë, Ministria e Shëndetësisë vlerëson se rreth 132,000 gra vazhdojnë të përjetojnë komplikime nga aborti i pasigurt në Kolumbi çdo vit, ndërsa afërsisht 70 gra vdesin çdo vit.

Një studim nga Mesa Para la Vida y Salud de las Mujeres, zbuloi se të paktën 400 gra dhe vajza në Kolumbi penalizohen për abort çdo vit, studimi gjithashtu zbuloi se më shumë se 70 për qind e grave të ndjekura penalisht për abort u raportuan nga profesionistë shëndetësor. Ndërkohë, 97 për qind e grave të ndjekura penalisht për abort ishin nga zonat rurale dhe 30 për qind ishin viktima të dhunës, përfshirë dhunën seksuale.