Qeveria e re e Australisë e formuar të mërkurën përfshin 13 gra, duke përfshirë të parën grua muslimane të zgjedhur në këtë pozitë dhe poashtu gruan e parë indigjene të emëruar si ministre.
Ceremonia e kryer nga Guvernatori i Përgjithshëm David Hurley në kryeqytetin Canberra, erdhi 11 ditë pasi kryeministri i ri Anthony Albanese udhëhoqi Partinë Laburiste të qendrës së majtë drejt një fitoreje zgjedhore ndaj konservatorëve.
“Krenar që drejtoj një qeveri gjithëpërfshirëse që është po aq e larmishme sa vetë Australia”, shkroi Albanese në Twitter. Nga 30 ministra të emëruar në qeverinë e re, gati gjysma janë gra. Gratë mbajnë gjithashtu një rekord 10 vendesh nga 23 në rolet kryesore të kabinetit.
Albanese poashtu ka marrë mbështetje nga kantautori britanik Billy Bragg. “Sfidat me të cilat përballet janë të frikshme dhe nuk e kam zili suksesin e tij”, shkroi Bragg për fitoren e Albanese. “Disa prej nesh thjesht këndojnë për ta bërë botën një vend më të mirë – ai tani ka përgjegjësinë për të përmbushur atë premtim”, shtoi ai.