Organizata Botërore e Notit, FINA, ka votuar për të kufizuar pjesëmarrjen e atleteve transgjinore në garat elitare të grave, ndërsa është zotuar të krijojë një grup pune për të krijuar një kategori “të hapur” për to. Kjo për shkak të shmangies së avantazhit të padrejtë.
“Ne duhet të mbrojmë të drejtat e sportistëve tanë për të garuar, por duhet të mbrojmë edhe drejtësinë konkurruese në ngjarjet tona, veçanërisht kategorinë e grave në garat e FINA-s,” tha Presidenti Husain Al-Musallam në një kongres të jashtëzakonshëm të organizatës së tij, International Swimming.
Politika u miratua me një shumicë afërsisht 71%, ku votuan anëtarët e 152 federatave kombëtare, të cilët ishin mbledhur për kongresin në Puskas Arena në Budapest, Hungari, raporton Al Jazeera.
Votimi erdhi pasi anëtarët dëgjuan prezantime nga grupet e specializuara – grupin e atletëve, grupin shkencor, mjekësor, ligjor dhe atë të të drejtave të njeriut – që kishin punuar së bashku për të formuar politikën pas rekomandimeve të dhëna nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar nëntorin e kaluar.
Ndërsa, atletët transgjinorë nga gra në burra (burra transgjinorë) kanë të drejtën e plotë të konkurrojnë në garat e notit për burra.