Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Udhëheqësi polak fajëson gratë që përdorin alkool për përqindjen e ulët të lindjeve

QIKA 16.11.2022

Kaczynski, kreu i partisë populiste në pushtet të Polonisë, të shtunën diskutonte për sfidat demografike të natalitetit. Pa ndonjë përmbajtje shkencore, ai shprehi se vajzat që konsumojnë alkool sa djemtë deri në moshën 25 vjeçare, nuk do të kenë fëmijë.

Politikanët e opozitës, aktivistët dhe personazhet e famshëm akuzuan Jaroslaë Kaczynski, një beqar 73-vjeçar, se nuk ishte në kontakt me realitetin. Ata gjithashtu argumentojnë se Kaczynski, politikani më i fuqishëm në Poloni që nga viti 2015, është pjesërisht përgjegjës për nivelin e ulët të lindjeve në vendin e Evropës Qendrore me 38 milionë banorë.

Në veçanti, kritikët vënë në dukje rritjen e kufizimeve në abort që kanë dekurajuar disa gra që të kërkojnë të mbeten shtatzënë. Të tjerë vënë në dukje vështirësinë që të rinjtë kanë në rritjen e familjeve në kushtet e inflacionit që po arrin afro 18%.

Grupi i të drejtave të grave në Poloni u ka kërkuar njerëzve të demonstrojnë pas deklaratev skandaloze të liderit të tyre.

“Fjalët kretinore të një plaku të vjetër për gratë polake se ato nuk lindin fëmijë sepse pinë (dhe jo sepse Polonia është ferr), është vetëm një fragment tjetër i realitetit tonë,” shkroi Greva e Grave të hënën në Facebook.

Grupi tha se kishte shumë arsye për nivelin e ulët të lindjeve në vend, duke përfshirë ndalimin de fakto të abortit nga Polonia, mungesën e aksesit në edukimin seksual dhe procedurat in-vitro, inflacionin, mungesën e strehimit dhe mungesën e aksesit në qendrat e kujdesit ditor.