Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Çekia nuk arrin të ratifikoj Konventën e Stambollit

QIKA 26.1.2024

Ligjvënësit në Senatin e Republikës Çeke votuan kundër ratifikimit të traktatit ndërkombëtar që synon parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave, i njohur si Konventa e Stambollit.

Vetëm 34 nga 71 senatorë të pranishëm në votimin e së mërkurës ishin në favor të ratifikimit të tij. Votimi, i cili ishte dy vota larg ratifikimit, e lë Republikën Çeke mes pakicës së vendeve evropiane që kanë nënshkruar traktatin por nuk e kanë ratifikuar atë.

Konventa, e hartuar nga Këshilli i Evropës njeh dhunën ndaj grave si shkelje të të drejtave të njeriut dhe mbulon forma të ndryshme të dhunës me bazë gjinore. Ai u nënshkrua për herë të parë në Stamboll në 2011 dhe hyri në fuqi tre vjet më vonë.

Ministri çek i Çështjeve Evropiane Martin Dvorak e quajti refuzimin “turp ndërkombëtar”. “Ne po dërgojmë një sinjal shumë të keq për gratë dhe vajzat se nuk e konsiderojmë të nevojshme mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje”, shkroi ai në një postim në X.

Sllovakia dhe Bullgaria janë dy vende evropiane që kanë refuzuar traktatin, si dhe Turqia u tërhoq në vitin 2021, raporton Reuters.