Gjykata e Lartë e Arizonës ka vendosur që të zbatohet ligji 160 vjeçar për ndalimin pothuajse të plotë të abortit, i cili e bën abortin të dënueshëm me dy deri në pesë vjet burg, përveç rasteve kur jeta e nënës është në rrezik.
Vendimi erdhi pas një beteje ligjore disamujorshe dhe ende nuk dihet se si do të zbatohet, por ky referendum do të ndikojë drejtpërdrejtë në kujdesin shëndetësor të grave si dhe mund të mbyllë të gjitha klinikat e abortit në vend.
Reagime të ashpra lidhur me vendimin ka pasur mes republikanëve dhe demokratëve të këtij shteti, derisa aktivistët për të drejtat e njeriut të njëjtin e kanë pritur me shqetësim.
Votuesit e Arizonës do të mund të rrëzojnë vendimin me një referendum që do të mbahet në nëntor. Aktivistët për të drejtat e njeriut kanë filluar të lobojnë për mbledhjen e nënshkrimeve, ashtu si aktivistët kundër abortit kanë filluar që të lobojnë “për të mbrojtur jetën e fëmijëve të panumërt, të pafajshëm të palindur”, raporton BBC News.