Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Puna e grave punëtore në Indi mbetet e padukshme

QIKA 30.8.2024

Mbi 80% e grave që punojnë në Indi janë të punësuara në ekonominë joformale, ku puna në shtëpi paraqet sektorin më te madh pas bujqësisë. Megjithatë, asnjë legjislacion apo politikë nuk i mbështet gratë punëtore.

Wiego, një organizatë që mbështet gratë në punësimin joformal, vlerësoi se deri në 2017-18, gratë përbënin rreth 17 nga 41 milionë punëtorët në shtëpi në Indi, apo afërsisht 9% të punësimit total.

Pasi u njoh zyrtarisht si një kategori e veçantë punëtorësh vetëm në vitin 2007, India përcaktoi një punëtor/e me bazë në shtëpi ((ang. home-based workers) si dikush që prodhon mallra ose shërbime për një punëdhënës nga shtëpia e tij/saj ose ambientet e caktuara, pavarësisht nëse punëdhënësi i ofron pajisje ose materiale.

Në Indi, rreth 75% e punëtoreve gra në punët e prodhimit janë me bazë në shtëpi, thotë ekonomistja Sona Mitra. “Këto gra janë regjistruar si të vetëpunësuara dhe ende mbeten kryesisht të padukshme,” shton ajo.

Pas mbi 10 vite raportimesh si dhe realizimit të më shumë se 900 intervistave, një libër i ri, The Many Lives of Syeda X, nga gazetarja Neha Dixit, paraqet jetën e pasigurt të një punëtoreje indiane me bazë në shtëpi.

Libri flet për Syeda X, një grua emigrante e varfër që jeton në qytetet e kasolleve që rrethojnë kryeqytetin e Indisë, e cila për 30 vjet kishe bërë më shumë se sa 50 punë të ndryshme. Ajo kishte shkurtuar fijet e xhinseve, gatuar shumë ushqime të shijshme, bajame me lëvozhgë dhe bëri sitë çaji, pulla dere, korniza fotografish dhe armë lodrash. Ajo gjithashtu qepi çanta shkollore dhe punoi me rruaza dhe bizhuteri. Pavarësisht punës së saj të palodhur, ajo fitoi paga të pakta, si 25 rupi (rreth 30 cent) për montimin e 1000 armëve lodra.

Pa sigurime shoqërore apo ndonjë mbrojtje tjetër, këto gra janë në betejë të vazhdueshme me varfërinë, pasigurinë dhe bashkëshortët e padrejtë. Shpesh mbajtëset kryesore të familjes, ato përpiqen të fitojnë mjaftueshëm për të edukuar dhe për ti mbrojtur nga varfëria fëmijët e tyre. Këto gra gjithashtu përballen me peshën më të madhe të ndryshimeve klimatike, duke humbur mjetet e jetesës dhe humbjet rrjedhëse. Përmbysjet e ujit në shtëpitë e tyre çon në humbje të materialit të tyre për furnizim.

Rrëfimi i Dixit portretizon Syeda X dhe gratë e tjera që punojnë në shtëpi si arketipe të pafuqisë dhe shfrytëzimit. Askush nuk e di se kush i vendos tarifat e larta për punën e tyre. Askush nuk u jep udhëzime, trajnime apo mjete. Këto gra mbështeten vetëm tek njëra-tjetra për të mësuar se si ta kryejnë punën.

Për shumë gra është e vështirë të marrin punë në shtëpi për më shumë se 20 ditë në muaj. Sipas Dixit vetëm ato që nuk negociojnë tarifat ose nuk bëjnë shumë pyetje, blejnë vetë mjetet e punës, dorëzojnë në kohë, nuk kërkojnë kurrë paradhënie ose ndihmë gjatë krizave si dhe tolerojnë pagesat e vonuara, janë në gjendje të gjejnë punë lehtësisht.

Pasiguria e punëtoreve gra në shtëpi është rritur edhe më shumë për shkak të ndryshimeve në natyrën e punës, sipas Mazumdar. Deri në vitet 1990, industria e veshjeve të gatshme u jepte më shumë punë punëtorëve të shtëpisë. Kjo ndryshoi në vitet 1990 pasi puna u zhvendos ne fabrika dhe makinat zëvendësuan punën njerëzore, veçanërisht qëndisjen. “Puna në shtëpi u bë shumë e paqëndrueshme,” tha ajo.

Në vitin 2019, Organizata Ndërkombëtare e Punës, duke u mbështetur në anketat e familjeve në 118 vende, vlerësoi se kishte rreth 260 milionë punëtorë në shtëpi në mbarë botën, që përfaqësojnë rreth 7.9% të punësimit global.

Hulumtimet tregojnë se monitorimi i kushteve të punës dhe mbrojtja e të drejtave të punëtorëve në punët nënkontraktore ose në shtëpi është e mundur kur qeveritë lokale dhe sindikatat bashkëpunojnë në mënyrë efektive. Shembuj të tillë në Indi janë të paktë. Është Shoqata e Grave të Vetëpunësuara (Sewa), një organizatë e bazuar në anëtarësi që bashkon gratë e varfra dhe të vetëpunësuara në ekonominë joformale. Ka grupe vetë-ndihme të punëtorëve me bazë në shtëpi dhe mikro-financiare për t’i mbështetur ata. “Por këto skema nuk i kanë ndihmuar kur bëhet fjalë për punësimin”, thotë Mazumdar.