Në mëngjesin e sotshëm ka ndodhur një vrasje e dyfishtë në lagjen “Emshir” në Prishtinë. Sipas burimeve të mediave dyshohet se një burrë ka qëlluar për vdekje ish gruan e tij e më pas edhe vetën.
Nga kontrollimi i vendit të ngjarjes, kryerjes së ekzaminimeve forenzike të deritanishme si dhe veprimeve të para hetimore, Policia ka ngritur versionin e hetimit se kemi të bëjmë me rast të vrasjes dhe vetëvrasjes, raporton Koha.
“Viktimat një femër 44 vjeç dhe një mashkull 44 vjeç, shtetas kosovar, kanë humbur jetën nga plagët e shkaktuara nga arma e zjarrit”, ka njoftuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Në vendin e ngjarjes Policia ka sekuestruar edhe një armë zjarri e cila dyshohet të jetë arma e përdorur në rast.