Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

A po largohen gratë nga profesionet që konsiderohen si të burrave?

QIKA 25.10.2024

Gjuha që përdoret në shpalljet për vendet e lira të punës mund të kontribuojnë në nënpërfaqësimin e grave në profesione dhe pozita te caktuara, thuhet në një raport nga Instituti për Hulumtime mbi Punësimin (The Institute for Employment Research – IAB) në Gjermani.

Hulumtuesit në IAB kanë vlerësuar 710 shpallje të publikuara në një nga portalet më të njohura të punës në Gjermani, BA Jobbörse, raporton Euronews.

“Përdorimi i stereotipeve gjinore në shpalljet e punës mund të çojë në një paragjykim të vetvetes, ku gratë vendosin të mos aplikojnë për një pozitë sepse mund të mendojnë që nuk janë të kualifikuara për shkak të përshkrimit në shpallje”, thuhet në raport.

Në shpalljet për pozita në shërbimet shëndetësore dhe sociale përdorej gjuha “femërore”, ndërsa për pozita udhëheqëse në të gjitha profesionet përdorej gjuha “mashkullore”.

Për më tepër, raporti gjeti se në fusha të caktuara si në STEM (shkencë, teknologji, inxhinieri, dhe matematikë), shumica e përshkrimeve kishin përdorur terme “mashkullore”.

Ashtu si ne vendet e tjera të BE-së, punëdhënësit në Gjermani nuk lejohen të specifikojnë një preferencë gjinore në shpalljet e punës.

Gjuha që përdoret në shpalljet për pozita të punës mund të përkeqësoj ndarjet gjinore profesionale, sipas profesoreshës Alexandra Scheele nga Fakulteti i Sociologjisë në universitetin Bielefeld.

“Djemtë dhe vajzat ende trajtohen ndryshe në shkollë, dhe studimet e reja tregojnë se edhe nëse një vajzë ka të njëjtat nota në matematikë si një djalë, ajo tenton ta konsiderojë veten jo aq të mirë në këtë lëndë. Pra, ky stereotip ekziston edhe në arsim”.

Gjuha gjithëpërfshirëse, sipas Scheele, është vetëm një aspekt i trajtimit të stereotipeve gjinore.