Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Afganistani zë vendin e fundit në renditjet globale për paqe, siguri dhe të drejta të grave

QIKA 22.10.2021

Sipas një raporti të publikuar nga Instituti i Grave, Paqes dhe Sigurisë i Universitetit Goerogetown, Afganistani zë vendin e fundit në renditjen globale për paqe, siguri dhe të drejta të grave. Kjo situatë është përkeqësuar edhe më tepër pasi talebanët morën qeverisjen e vendit nën kontroll.

Jeni Klugman, drejtore menaxhuese në Institutin Georgetown, pohoi se nga 170 vende të botës Afganistani është renditur i fundit sa i përket sigurisë së përgjithshme dhe veçanërisht sigurisë së grave. Ky rezultat është pothuajse 30% më keq krahasuar me vitin 2017, e gjitha kjo si pasojë e përkeqësimit të normave të dhunës dhe sigurisë së komunitetit.

Të dhënat e raportit tregojnë se rrahja e gruas tolerohet nga 97% e burrave në provincën e Paktia-s, ndërsa në provincën qendrore të Daykundi me 15%. Vendi me rangun më të lartë të sigurisë dhe paqes për gratë për këtë vit është Norvegjia, më pas Finlanda dhe Islanda, raporton Forbes.

Siguria dhe paqja për gratë në botë është rritur rreth 9% që nga viti 2017 që nga raporti i parë i botuar mbi këtë çështje, me ç’rast 90 vende të botës kanë përparuar në këtë aspekt për rreth 5%.