Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Aksion protestues kundër ngacmimeve seksuale në përvjetorin e UP-së

QIKA 16.2.2024

Dje, në 54 vjetorin e themelimit të Universitetit të Prishtinës, Lëvizja Feministe Studentore (LFS) dhe studentet aktiviste kanë realizuar një aksion protestues kundër ngacmimit seksual përmes shpalosjes së dy çarçafëve në Fakultetin Filozofik dhe Fakultetin e Filologjisë.

Heshtja e institucionit teksa hapësirat e sigurta për vajzat dhe gratë brenda kampusit po cenohen vazhdimisht i ka bërë studentët që këtë përvjetor të protestojnë.

“Nga Fakulteti Filozofik ne jua rikujtojmë se ngacmimi seksual është krim. Ndërsa nga Fakulteti i Filologjisë ne ua rikujtojmë se ngacmuesit seksual nuk e kanë vendin në UP. Kjo është thirrja jonë që UP të angazhohet seriozisht për largimin e tyre dhe krijimin e hapësirave të sigurta për vajzat e gratë. Ky nuk është paralajmërimi jonë i parë. Lufta jonë do të vazhdoj derisa secili ngacmues seksual të jetë jashtë UP-së. UP është e jona!”, thuhet në deklaratën e LFS.