Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Aktivistet feministe bëjnë grafite në Vushtrri kundër shtypjes së grave

QIKA 30.7.2021

Kësaj radhe, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist së bashku me aktivistë nga qyteti i Vushtrrisë, mbushën muret e qytetit me mbishkrime feministe të cilat shpërfaqin dhunën sistemike ndaj vajzave dhe grave.

“Duke e njohur shumësinë e formave të shtypjes së grave në kushtet e patriarkalitetit, aktivistet dhanë mesazhe revolte dhe solidariteti në luftën kundër çdo shtypjeje,” shkruan Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist.

Disa nga mbishkrimet ishin:

“Virgjëria është shpikje e burrave”

“Morali i shpisë nuk matet me trupin e çikave”

“Ai që t’rrehë e ka vendin n’burg jo n’shpi”

“Puna e papagume e grave e man shtetin”

“Në këtë shkollë jep mësim një ngacmues seksual”

“Trupi yt është trupi yt”

“Ai që t’rrehë nuk t’don”

“70 tan diten a? Qiti vet!”

“Dhunuesit e grave n’burg!”

“Raporto dhunën”