Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

“Andrrat e Thyera”, murali që u dedikohet viktimave të femicidit

QIKA 5.8.2022

Murali “Andrrat e Thyera” i cili u inaugurua dje, u dedikohet të gjitha grave dhe vajzave që u vranë nga burrat apo nga partnerët e tyre.

Qendra Kosovare për Studime Gjinore së bashku me artisten/piktoren Fitore Berisha Alisdottir ka realizuar muralin për të ngritur vetëdijen e shoqërisë dhe institucioneve rreth dhunës ndaj grave. Në komunikatën për media thuhet se veprat e tilla artistike janë një mënyrë e fuqishme për të bërë të dukshme çështjen e vrasjeve të grave dhe për të sfiduar normat dhe stereotipat që e justifikojnë dhunën e që janë të rrënjosura thellë në sistemin patriarkal në Kosovë.

Ndër të tjera, projekti synon ta ngrisë vetëdijen për vrasjen e grave dhe të shërbejë si mjet për krijimin e një dialogu më të gjerë shoqëror rreth dhunës me bazë gjinore dhe vrasjes së grave. Ky projekt është mbështetur nga Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Kulturës, Rinise dhe Sportit dhe UN Women.