Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Anglia ofron trajtim të ri për kancer në qafën e mitrës

QIKA 27.4.2023

Çdo vit, rreth 2600 gra të moshës 30-34 vjeçare diagnostikohen me kancer të mitrës në Angli, ndërsa çdo ditë vdesin nga dy gra nga sëmundja. Për të ulur numrin dhe për të ofruar trajtim më efikas, NHS po ofron një trajtim të ri mbi përmirësimin e shëndetit të grave që përballen me kancer të mitrës.

Ilaçi i imunoterapisë pembrolizumab do të jetë në dispozicion menjëherë pasi të miratohet nga Instituti Kombëtar për Ekselencën e Shëndetit dhe Kujdesit (NICE). Ilaçi do të jepet në kombinim me kimioterapi, të cilat do të stimulojnë sistemin imunitar për të luftuar kancerin.

Ilaçi tashmë ofrohet nga NHS në Angli për trajtimin e kancereve të tjera, duke përfshirë zorrët, mushkëritë, lëkurën dhe gjirin. NICE tani ka dhënë leje për pacientët me kancer të qafës së mitrës, sëmundja e të cilëve nuk i është përgjigjur trajtimeve të tjera.

Ministrat vitin e kaluar u zotuan të trajtojnë dekadat e pabarazisë sistematike gjinore duke publikuar  strategjinë e parë të qeverisë për shëndetin e grave. Kanceri ishte ndër prioritetet kryesore në plan.

Lëvizja vjen në mes të një përpjekje për të ofruar qasje në trajtime të reja inovative, me gati një të tretën më shumë ilaçe kundër kancerit tani të disponueshme në Angli krahasuar me Evropën.

Ky artikull është përkthyer nga Nora Suhodolli në kuadër të programit “Bashkohu me QIKA”