Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Annie Ernaux fiton Çmimin Nobel për Letërsi

QIKA 7.10.2022

Autorja e njohur franceze Annie Ernaux ka fituar Çmimin Nobel për Letërsi. Ky çmim i është dhënë për guximin dhe mprehtësinë me të cilat ajo zbulon rrënjët dhe kufizimet kolektive të kujtesës personale. Ernaux, e cila shkruan romane për jetën e përditshme në Francë dhe është një nga autoret më të njohura të vendit të saj, ka qenë ndër vite favorite për të fituar këtë çmim.

Anders Olsson, kryetarja e komitetit të Nobelit, tha se në punën e saj, “Ernaux vazhdimisht dhe nga këndvështrime të ndryshme, shqyrton një jetë të shënuar nga pabarazi të ndryshme në lidhje me gjininë, gjuhën dhe klasën”.

Ernaux ka lindur në vitin 1940 dhe është rritur në qytetin e vogël Yvetot në Normandi. Ajo studioi në Universitetin e Rouen-it dhe më vonë dha mësim në një shkollë të mesme. Nga viti 1977 deri në vitin 2000, ajo ishte profesore në Centre National d’Enseignement par Correspondance. Olsson tha se “rruga e saj drejt autorësisë ishte e gjatë dhe e mundimshme”.

Debutimi i saj ndodhi përmes libirt “Les armoires vidës” (1974) , si dhe “Cleaned Out” i botuar në anglisht në 1990. Zbulimi i saj letrar ndodhi me librin e saj të katërt “La place or A Man’s Place”.

“Vendi i një burri dhe historia e një gruaje”, që u botua fillimisht në vitin 1988 në frëngjisht, është bërë botim klasik bashkëkohor në Francë. Ernaux fitoi çmimin Renaudot në Francë në vitin 2008 për autobiografinë e saj “The Years”, e cila u përfshi në listën e ngushtë për çmimin Man Booker International në vitin 2019 kur u përkthye në anglisht nga Alison L Strayer.

Ernaux është shkrimtarja e parë franceze që fiton Nobelin që nga Patrick Modiano në vitin 2014. Ajo bëhet shkrimtarja e 16-të franceze që ka fituar Nobelin deri më sot.