Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Armela Murati – pilotja e parë grua në Shqipëri

QIKA 9.2.2022

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka deklaruar se Armela Murati do të hyjë në histori si pilotja e parë grua në Shqipëri, duke postuar foton e studentes 25-vjeçare nga Burreli, e cila dy vite më parë nisi kursin e pilotes për helikopterët ushtarakë.

“Armela Murati do të hyjë në histori si pilotja e parë grua në Shqipëri”, tha Rama. 25-vjeçarja me origjinë nga Burreli iu bashkua Forcave të Armatosura shqiptare dy vite më parë.

Në një intervistë për media Murati, teksa në Shqipëri zhvillohej trajnimi më i rëndësishëm në Europë, “Mbrojtësi 2021”, tha se ka marrë mbështetje dhe kurajo edhe në një ambient ku mbizotërojnë burrat.

“Nuk kisha ndërmend të bëhesha pilote. Unë thjesht doja t’i shërbeja vendit tim, fati deshi që të futesha në Forcat Ajrore dhe tashmë jam trajnere aty. Presioni është mjaft i madh, por kam ardhur me objektiva të qarta dhe dua ta hedh deri në fund këtë hap që kam ndërmarrë”, tha togerja Murati.