Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Arrestimi i aktivisteve feministe ngreh shqetësime rreth shtypjes në Kazakistan

QIKA 2.6.2021

Më 29 maj në Kazakistan u arrestuan aktivistet Zhanar Sekerbayeva dhe Gulzada Serzhan. Ato kishin udhëtuar në Shymkent për të marrë pjesë në një ngjarje mbi të drejtat e grave lezbike, biseksuale dhe transgjinore.

Fatkeqësisht, ngjarja doli nga shinat para se të fillonte. Sekerbayeva dhe Serzhan u bllokuan nga hoteli që kishin marrë me qira për t’u takuar me 20 gra nga Shymkent rreth të drejtave të grave queer. Sekerbayeva më vonë raportoi në mediat sociale se vuri re disa oficerë nga Komiteti i Sigurisë Kombëtare të Kazakistanit duke i filmuar ato dhe pasi u kërkoi atyre të ndalonin, situata u përshkallëzua. Një turmë prej disa dhjetëra burra ngacmoi të pranishmit në ngjarje dhe veçoi bashkë-organizatoret, duke u bërtitur atyre që të largoheshin.

Atë mbrëmje, njësitë e lajmeve raportuan se policia e Shymkent po ngriste padi kundër Sekerbayeva dhe Serzhan për “fyerjen e një përfaqësuesi të qeverisë”.

Komuniteti i të drejtave të njeriut të Kazakistanit hyri në veprim dhe lajmet për arrestimin e aktivisteve u përhapën shpejt nëpër mediat sociale. Ditën tjetër, policia e Shymkent bëri një deklaratë në lidhje me ndalimin e Sekerbayevës dhe Serzhan. “Oficerët e policisë morën masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e organizatorëve dhe pjesëmarrësve të ngjarjes, duke marrë parasysh kërcënimin për jetën e pjesëmarrësve”, tha një përfaqësues i policisë.

Aktivistët e të drejtave të njeriut dhe ekspertët e medias për vite me radhë kanë bërë fushatë për të hequr përgjegjësinë penale për shpifje dhe fyerje nga kodi penal i Kazakistanit. Reformat e miratuara në qershor 2020 ulën gjobat për shpifje dhe fyerje, por liria e fjalës ende vazhdon të përdoret kundër aktivistëve dhe gazetarëve.

Pavarësisht përpjekjes së shtetit për të bllokuar zërat kritikë nga sfera publike e Kazakistanit, aktivistët/ et po këmbëngulin. Vetëm disa orë pasi u liruan, Sekerbayeva dhe Serzhan u ulën për një transmetim të drejtpërdrejtë në Instagram. Ato qeshnin përderisa tregonin mavijosje në krahët dhe fytyrat e tyre. “Nëse do të na rrihni, ne do të flasim për këtë dhe ne do të organizojmë demonstrata. Shymkent na tregoi se të drejtat e grave dhe feminizmi janë të domosdoshme dhe ne do të vazhdojmë të flasim për to”, tha Sekerbayeva. “Dhe ne nuk do të ndalemi”, përmbylli Serzhan.