Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Arrestohet bashkëshorti dhe një tjetër për vrasjen e gruas në Sinidoll të Prishtinës

QIKA 1.12.2023

Policia e Kosovës ka njoftuar të premten se ka arrestuar dy persona të cilët lidhen me vrasjen e Liridona Murselit në fshatin Sinidoll të Prishtinës të mërkurën në mbrëmje. Njëri nga të arrestuarit është bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli. 

Siç ka mësuar KOHA përmes burimeve, autori që dyshohet se ka kryer vrasjen e ka pranuar në Polici veprën dhe ka thënë se është paguar nga Naim Murseli. Murseli dhe autori i dyshuar janë bashkëfshatar mes vete.

Sipas Policisë, operacioni është duke vazhduar me bastisjen e dy lokacioneve në Gjakovë, nga vjen Murseli. Rasti po hetohet si vrasje me armë zjarri. Fillimisht, ishte thënë se vrasja ka ndodhur pas një rasti që kishte të bënte me plaçkitje, raporton Koha.net.