Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Arrestohet i dyshuari për krijimin e aplikacionit që po shpërndan imazhet e grave myslimane në Indi pa miratimin e tyre

QIKA 11.1.2022

Një student i inxhinierisë në Indi po dyshohet se ka krijuar aplikacionin “Bulli Bai” i cili shpërndau dhe shiti më shumë se 100 imazhe të grave myslimane.

Një zyrtar policor në New Dehli, pohoi se ekipi i tij kishte arrestuar Niraj Bishnoi pas një hetimi që përfshinte Kompjuterin Shtetëror. Ndër të tjera, policia në qytetin perëndimor të Mumbait i cili poashtu po heton këtë aplikacion, ka arrestuar tre persona të tjerë, gjegjësisht dy studentë të inxhinierisë të moshës 21 vjeçare dhe një vajzë 19 vjeçare.

Ky aplikacion shënjestroi disa gazetare indiane, duke përfshirë këtu Ismat Ara, e cila paraqiti një ankesë në polici ku thuhej se ky aplikacion është dizajnuar ekskluzivisht për të fyer gratë myslimane. Edhe pse myslimanet përbëjnë rreth 14% të popullsisë së Indisë, gjegjësisht 1.3 miliardë, ka pasur një rritje të urrejtës fetare që kur erdhi në pushtet kryeministri i Indisë, Narendra Modi, i cili poashtu u rizgjodh në 2019, raporton Al Jazeera.

Ndërsa, në korrik të vitit të kaluar, një aplikacion i ngjashëm i quajtur “Sulli Deals” kishte shitur imazhet e pothuajse 80 grave myslimane. Asnjë arrestim nuk është bërë ende lidhur me këtë rast.