Saranda Sadikaj, e njohur me emrin e saj artistik si Ms. Indefinite, përmes trilogjisë performative “Koha Matriarkale” ka kundërshtuar punët e papaguara të grave dhe ka sfiduar mendësinë patriarkale të rrënjosur në shoqërinë tonë.
Historikisht, punët e shtëpisë kanë rënduar mbi gratë padrejtësisht, ashtu si kujdesi ndaj fëmijëve dhe të moshuarve. Në një postim Sadikaj është shprehur se përmes kësaj performance artistike ka kundërshtuar sistemin patriarkal e kapitalist i cili shtypë dhe diskriminon gratë, duke mos ua vlerësuar e paguar punën e bërë dhe duke mos ua njohur kontributin e tyre.
Konceptualizmi i videos dhe regjia artistike janë realizuar nga vetë artistja feministe, ndërsa projekti wshte mbështetur nga European Endowment for Democracy (EED)
Shkruar nga: