Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Asnjë grua nuk është zgjedhur për Asamble Kombëtare në Katar

QIKA 7.10.2021

Asnjëra nga 26 gratë që kandiduan në zgjedhjet e para legjislative në Katar nuk është zgjedhur për Asamble Kombëtare. Nga 30 pozicione që duhej të plotësoheshin nga votat e popullit, asnjë nuk u fitua nga gratë – pavarësisht se mes 233 kandidatëve në total, 26 ishin gra.

Emiri në pushtet, Sheik Tamim bin Hamad Al Thani, i cili ka fuqinë të miratojë disa politika të kufizuara shtetërore, do të emërojë 15 anëtarë tjerë të Asamblesë.

Aisha Hamam al-Jasim, një menaxhere e infermierisë që kandidoi në rrethin Markhiya të Dohas, u bëri thirrje grave që të fillojnë të shprehin atë në të cilën ato besojnë dhe në të ardhmen të votojnë për kandidatet gra.

Katari ka bërë disa përparime në të drejtat e grave vitet e fundit, duke përfshirë lejimin e grave që të marrin në mënyrë të pavarur patentë shoferin.

Por megjithatë është kritikuar nga grupet e të drejtave të njeriut për çështjet si sistemi i kujdestarisë, ku një grua ka nevojë për lejen e burrave për t’u martuar, për të udhëtuar dhe për të marrë kujdes shëndetësor riprodhues.

Kandidati Sabaan Al Jassim, 65 vjeç, tha se ai mbështet gratë në zgjedhje, por tha se roli i tyre kryesor mbetet në familje. “Ato janë këtu, kanë gjurmët e gishtërinjve, kanë votën dhe zërin … Por më e rëndësishme është shtëpia, kujdesi për fëmijët dhe familjes”, shtoi ai.