Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Australia do të hartojë një plan të veçantë për të ndaluar dhunën ndaj grave dhe fëmijëve në komunitetet autoktone

QIKA 8.9.2021

Anne Ruston, ministrja australiane e Sigurisë së Grave, do të punojë për të zhvilluar një plan specifik që adreson dhunën ndaj grave dhe fëmijëve autoktonë.

Qeveria australiane po harton një strategji të re kombëtare për dekadën e ardhshme për të zvogëluar dhunën në familje dhe dhunën seksuale që ushtrohet mbi gratë dhe fëmijët. Ky plan pritet të finalizohet në qershorin e ardhshëm.

Sipas raportit Change the Picture të realizuar nga Our Watch, gratë autoktone kanë 11 herë më shumë gjasa të vdesin nga sulmet, me përqindje më të larta të dhunës të lidhura me traumën dhe kolonizimin përgjatë gjeneratave, raporton ABC News.

“Ne gjithmonë kemi përjetuar të qenit të lënë pas dore. Duhet ta ndalojmë këtë praktikë. Kjo është etnocentrizëm”, tha June Oscar, komisionere e Drejtësisë Sociale. Sipas saj, plani për gratë autoktone duhet të jetë i pavarur dhe i veçantë.