Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Autobusët e Prishtinës me ngjyrë rozë në kuadër të fushatës për ndërgjegjësimin mbi kancerin e gjirit

QIKA 18.9.2023

Me fillimin e muajit tetor, i cili njihet edhe si muaji i ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit,  autobusët e Trafikut Urban në Prishtinë janë ngjyrosur me ngjyrë rozë në kuadër të fushatës “Race for the Cure Prishtina”, për të reflektuar mbështetjen dhe ndërgjegjësimin ndaj kësaj sëmundjeje.

Kështu ka njoftuar Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama, përmes një postimi në rrjetin social Facebook. Poashtu, ai ka ftuar gratë e të gjitha moshave që të kryejnë kontrollin e mamografisë falas në tre Qendra të Mjekësisë Familjare në Prishtinë: Qendrën Kryesore, atë të lagjes “Dardania”, dhe në QMF “Veternik”.

“Kontrolli dhe zbulimi me kohë i sëmundjes mund të shpëtojë jetë!” ka shkruar Rama në profilin e tij.