Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Avokati i Popullit shpreh shqetësimin lidhur me denoncimet për ngacmime seksuale në UP

QIKA 25.4.2024

Institucioni i Avokatit të Popullit ka reaguar duke shprehur shqetësimin lidhur me denoncimet e fundit për ngacmimet seksuale në Universitetin e Prishtinës.

Teksa theksoi se sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, përkatësisht neni 183, ngacmimi seksual përcaktohet dhe sanksionohet si vepër penale, Avokati i Popullit rikujtoi edhe se Kushtetuta e Kosovës garanton pacenueshmërinë dhe respektimin e integritetit fizik të secilit/ës.

Në reagim bëhet thirrje edhe për mbrojtjen dhe mbështetjen e viktimave të ngacmimit seksual, si dhe kërkohet që të nis një debat i hapur publik që ka për qëllim ngritjen e vetëdijes së qytetarëve, sidomos të vajzave e të grave që rastet t’i raportojnë tek autoritetet përgjegjëse.

“Avokati i Popullit kërkon nga autoritetet përgjegjëse që të ndërmerren të gjitha masat e përshtatshme për parandalimin, identifikimin, raportimin dhe trajtimin e këtyre rasteve në mënyrë efektive dhe me urgjencë”, thuhet në reagimin e Avokatit të Popullit.

Reagimin e plotë e gjeni në:

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid09EGRGU1H1o7ozfxaXV3nLvjzhdLqbxkpQ86MXrT6BEuS2THTevD7FAkc4FjV3gAPl&id=100069494886197