Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Bashkëshorti e vret gruan në Pejë

QIKA 16.4.2024

Mëngjesin e sotëm, një burrë ka vrarë bashkëshorten e tij në banesën e tyre në Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Driton Rugova. “Sot rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Bill Clinton”. Në vendin e ngjarjes u konstatua vdekja e një gruaje”, tha ai.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, ka konfirmuar për Kallxo.com se personi i dyshuar është burri i gruas. “I dyshuari është në stacion policor, arma është sekuestruar”- tha Nikçi.

Ky rast ka ndodhur vetëm 4 ditë pas vrasjes së një gruaje 21-vjeçare nga ish-bashkëshorti në Ferizaj.