Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Certifikata e martesës në Boston nuk kërkon më identifikim gjinor

QIKA 1.9.2023

Qyteti i Bostonit ka njoftuar këtë javë se nuk do t’u kërkojë më qytetarëve të regjistrojnë identitetin e seksit ose gjinisë në certifikatat e tyre të martesës.

Ky përditësim është një nga reformat e reja të qytetit mbi ndërgjegjësimin gjinor për të përmirësuar njohjen e banorëve queer dhe për të ndërtuar një qytet gjithëpërfshirës.

Duke njoftuar qytetarët për vendimin, kryebashkiaku Michelle Wu tha: “Detyra jonë themelore në shërbimin publik është të sigurojmë që shërbimet dhe mundësitë tona të arrijnë të gjithë dhe kjo fillon me afirmimin dhe mbështetjen e të gjitha identiteteve.”

“Bostoni duhet të vazhdojë të punojë për të çmontuar pabarazitë dhe padrejtësitë historike që vazhdojnë të ekzistojnë,” shtoi ai.

Gjithashtu, në faqen e internetit të qytetit, janë përshkruar plane shtesë për të ndihmuar në afirmimin e identitetit gjinor të banorëve, raporton PinkNews.

Kur i dhuroi Rhoten licencën e tyre të re të martesës, sekretari i Bostonit, Paul Chong u tha atyre: “Dashuria juaj e bën botën një vend më të mirë. Kjo e bën këtë qytet një vend më të mirë.”

Duke pranuar licencën, Rhoten pohoi: “Kjo nuk është vetëm një fitore për komunitetin queer. Është një fitore për këdo që beson në parimet e drejtësisë, barazisë dhe aksesit të barabartë në shërbimet e qytetit tonë. Është një fitore për Bostonin.”