Bazuar në të dhënat e raportuara nga Wall Street Journal (WSJ) nga viti 2019 deri në 2024 në Shtetet e Bashkuara, çmimet për pecetat menstruale, tamponët dhe produktet tjera menstuale janë në rritje të vazhdueshme dhe të shpejtë krahasuar me ushqimin dhe gjërat tjera esenciale.
Sipas WSJ, çmimi mesatar për një paketim të pecetave menstruale është rritur për 41%, ne 6.50$, ndërsa çmimi për një paketim tamponësh është rritur për 36% në 8.29 $.
Inflacioni i lartë po vështirëson edhe më shumë qasjen e grave në produkte menstruale dhe po i detyron gratë që të kufizojnë blerjet tjera mujore, apo të adaptojnë praktika të pashëndetshme dhe të pasigurta. Gratë punëtore dhe më të ardhura të ulëta po i përdorin tamponët më shumë ose po drejtohen drejt zgjedhjeve qe mund të bëjnë vetë si prerja e pelenave.
Erin Brown, e cila punon në një dyqan, tha se shpenzon 22 dollarë çdo muaj për produktet menstruale, që nënkupton më shumë se 10% të buxhetit të saj për ushqim prej 200 dollarësh.
Sipas Institutit Kombëtar për Shëndetin, rreth 16.9 milionë gra që kanë menstruacione në Shtetet e Bashkuara jetojnë në varfëri. 2/3 e këtyre grave nuk mund të përballojnë produkte bazë menstruale. Por qasja në produkte menstruale është e vështirësuar edhe për gratë që nuk jetojnë në varfëri, shkruan Independent Women’s Forum.
Është e pazakontë që produktet menstruale, të cilat janë domosdoshmëri mujore për kaq shumë gra të kenë rënie të shitjeve. Sipas firmës kërkimore NielsenIQ që nga vitit 2020 çmimet më të larta kanë çuar në një rënie të shitjeve vjetore të pecetave dhe tamponëve, përkatësisht me 12% dhe 16%.