Në një veprim të koordinuar dhe simbolik, anëtaret/ët demokrate/ë të Kongresit amerikan, të martën, u shfaqën të veshur me ngjyrë rozë gjatë fjalimit të Presidentit Donald Trump, në shenjë proteste kundër qëndrimeve dhe politikave të tij dhe efekteve të tyre mbi gratë në Amerikë.
Të gjitha anëtaret e Grupit të Grave Demokrate (DWC) protestuan me mbishkrime dhe pankarta të ndryshme kundër deklaratave, qëndrimeve dhe vendimeve të Trump-it. Jill Tokuda, në xhaketën e saj shkroi me shkrim dore fjalë nga Kushtetuta e SHBA-ve.
“Siguria jonë është në rrezik. Ata po ndërpresin programet për të mbrojtur gratë që janë prekur nga përdhunimi, nga dhuna në familje, nga abuzimi”, tha Leger Fernandez për The Washington Post. Gratë janë gjithashtu, vuri në dukje Leger Fernandez, blerëset e ushqimeve në shumë familje amerikane, dhe me zbatimin e fundit të tarifave të Trump për mallrat e importuara, “ai po na e bën jetën më të shtrenjtë”.
“Unë jam veshur rozë për të protestuar që Trump tradhton gratë dhe familjet për miqtë e tij miliarderë. Gratë s’mund ta përballojnë Trumpin, sulmet e tij ndaj kujdesit shëndetësor e as diskriminimin dhe abuzimin nga administrata e tij”, shkroi përfaqësuesja Doris Matsui i bëri në X.
Kjo nuk është hera e parë që gratë demokrate përdorin veshjet e tyre për të komunikuar solidaritet. Në vitin 2017, 66 anëtarë të Grupit të Punës së Grave Demokrate të Dhomës së Përfaqësuesve ishin veshur me të bardha në fjalimin e Trump në Kongres gjatë mandatit të tij të parë si president. E bardha u bë një ngjyrë simbolike pasi u vesh në fillim të shekullit të 20-të nga gratë sufragjiste që protestonin për të drejtën e tyre për të votuar.
Ngjyra rozë nuk ishte protesta e vetme përmes veshjes, disa anëtarë të tjerë kishin veshur bluza të zeza ku shkruhej “Nuk ka mbret”, dhe “Jo mbret, jo grusht shtet”.
“Shtypi i kushton vëmendje asaj që veshin gratë, për mirë apo për keq,” tha Teresa Leger Fernandez kryetare e Grupit të Grave Demokrate. “Kështu që ne veshëm këtë ngjyrë për të ngritur alarmin për ndikimet negative që politikat e tij kanë tek gratë.”
Ngjyra rozë nuk është zgjedhur si ngjyrë e cila tradicionalisht lidhet me femininitetin. “Ngjyra e trëndafilit është përdorur si protestë kundër Trump-it”, tha Leger Fernandez, duke iu referuar kapelave rozë të veshur në Marshimin inaugurues të Grave në 2017. “Trëndafili është përdorur si ngjyrë proteste kundër Trump. Trëndafili është përdorur gjithashtu si një ngjyrë proteste edhe kundër Putinit”, shtoi ajo.