Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Dhuna obstetrike ndaj grave është kthyer në një fenomen të normalizuar në Afrikën e Jugut

QIKA 8.4.2022

Gratë në Afrikën e Jugut po përballen me abuzim nga profesionistët e kujdesit shëndetësor në pothuajse të gjitha spitalet afrikane.

Dhuna obstetrike i referohet abuzimit fizik ose psikologjik të grave shtatzëna dhe ndërhyrjeve mjekësore të panevojshme ose të detyruara të kryera nga sistemet shëndetësore. Ajo përfshin gjithashtu mohimin ose neglizhimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor për gratë shtatzëna.

Abuzimet fizike nga profesionistët shëndetësorë përfshijnë sulmin, goditjen me shuplakë në fytyrë dhe këmbë gjatë lindjes. Gratë afrikane kanë raportuar se janë tërhequr zvarrë në dysheme dhe janë mbyllur në banjë, duke u braktisur gjatë lindjes. Abuzim tjetër fizik është edhe aplikimi i presionit në bark gjatë lindjes, i cili bie ndesh me praktikën dhe udhëzimet klinike të bazuara në prova, raporton Daily Maverick.

Ndër të tjera, gratë afrikane po përballen edhe me mungesën e shërbimeve klinike, qasjen në kujdesin për abort si dhe procedurat dhe ekzaminimet mjekësore që kryhen pa pëlqimin e informuar të grave. Sipas raportit të fundit të Komisionit për Barazinë Gjinore në Afrikën e Jugut, procedurat mjekësore përfshijnë ekzaminimet vaginale, të cilat kryhen në mënyrë invazive dhe gratë i kanë krahasuar me sulmin seksual.