Alb Eng
Për QIKA
Lajme

Edhe veprat artistike rreth abortit tani janë ligjërisht “të rrezikshme

QIKA 14.9.2022

Që kur Gjykata e Lartë e hoqi ligjin Roe vs Wade, aktivistët e të drejtave të abortit janë përballur jo vetëm me një valë të re të ndalimeve të abortit, por edhe me rrezikun që thjesht përhapja e informacionit për abortin mund t’i vendosë ata në konflikt me ligjin.

Aktivistët organizuan një instalacion artistik në Teksas, por për shkak të ligjeve të reja, u detyruan që vet të merrnin masa paraprake të sigurisë.

Instalacioni, i titulluar “Zona pa stigmë mbi abortin vetë-menaxhues”, ishte një ekspozitë në Let’s Talk About Sex! konferencë në Dallas, e organizuar nga kolektivi i drejtësisë riprodhuese SisterSong. Nëpërmjet dhomave të stilit Ikea dhe pankartave të ndryshme me informacione për mënyrën se si funksionon vetë-nxitja e abortit, instalacioni synoi të përafronte përvojat e abortit vetë-menaxhues. Por organizatorët u përhumbën nga një frikë: Po sikur dikush t’i arrestojë ose t’i paditë për këtë informacion?

“Nëse jetoni në një shtet ku aborti i vetë-menaxhuar është i paligjshëm, mendojeni se çfarë ndodhë në rastin e kriminalizimit të tij?” – shkruante në njërën nga pankartat.

Çka e bën këtë instalacion të “rrezikshëm” është fakti se Teksasi është ndër vendet kryesore kundër abortit.

Organizatorët ishin aq të kujdesshëm sa vendosën gjithashtu një tabelë që sugjeronte se edhe vizitorët duhet të kishin kujdes. Kjo shenjë paralajmëroi se “të folurit për abortin e vetë-menaxhuar mund të jetë i ndërlikuar dhe i rrezikshëm” dhe i nxiti njerëzit të përdorin disa “kopje të mediave sociale të verifikuara” të sugjeruara nëse duan të ndajnë informacione rreth ekspozitës në mediat sociale.

QIKA

Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion - QIKA është organizatë e themeluar në gusht të vitit 2020, që për qëllim ka mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të barabarta për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.