Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Edlira Mara dhe Alba Ahmetaj martohen në terasën e Bashkisë së Tiranë

QIKA 20.5.2024

Dje, Edlira Mara dhe Alba Ahmetaj – të dyja të veshura me fustane nusërie – u martuan në terasën e Bashkisë së Tiranës. Dashurinë e tyre e kurorëzuan dy pastorë që kishin ardhur nga Anglia.

“Dasma jonë do bëhet në tarracën e bashkisë sepse është publike dhe mund të përdoret nga të gjithë taksapaguesit e rregullt, siç jemi dhe unë dhe Eda. Nuk ka asnjë detyrim ligjor për këtë vend. Dasma në vetvete është mesazh se jemi çifte si gjithë të tjerët. Mund të hasim vështirësi, kush nuk has vështirësi fundja? Dashuria është dashuri dhe nuk ka pse të mohohet nga askush”, tha Alba.

Pas 14 vitesh bashkëjetesë dhe dy fëmijëve të përbashkët, dy partneret të premten kanë dorëzuar në gjendje civile kërkesën për tu martuar, duke ju referuar nenit 53 të Kushtetutës se “kushdo ka të drejtë të martohet”, anipse Kodi i Familjes në Shqipëri nuk e njeh martesën brenda seksit të njejtë.

Në dasmë nuk ka marrë pjesë askush nga Bashkia, ndërsa kur dasma ishte paralajmëruar Pastori i Kishës “Ungjilli i Krishtit”, Akil Pano, pati shkruar një letër të hapur ku ishte distancuar nga pastorët anglez dhe kishte dënuar ashpër këtë martesë.