Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Futet në përdorim testi i ri i gjakut që zbulon pre-eklampsinë tek gratë shtatzëna

QIKA 6.7.2023

Administrata e Ushqimit dhe Barnave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ka dhënë dritën e gjelbër një testi të gjakut për gratë shtatzëna, që mund të identifikojë rrezikun e zhvillimit të pre-eklampsit (një formë e rëndë e presionit të lartë të gjakut). Ky çrregullim është një prej shkaqeve kryesore të vdekjeve tek gratë shtatzëna.

Pre-eklampsia prek rreth një në 25 shtatzëni dhe prania e saj tek gratë në Shtetet e Bashkuara vitet e fundit ka shënuar rritje. Simptomat e para zakonisht fillojnë rreth gjysmës së shtatzënisë, megjithëse mund të shfaqen edhe pas lindjes. Përshkallëzimi i këtyre simptomave më pas qon te eklampsia, e cila mund të çojë në konvulsione e pastaj në vdekje.

Testi i ri mund të ofrojë një paralajmërim të hershëm, duke identifikuar se cila nga shumë gra shtatzëna që kanë simptoma potenciale do të ketë rrezik nga përkeqësimi i gjendjes.

“Testi është inovativ dhe poashtu revolucionar. Është hapi i parë në diagnostikimin e pre-eklampsisë që nga viti 1900, kur u definua për herë të parë”, tha Dr. Doug Woelkers, profesor i mjekësisë fetale në Universitetin e Kalifornisë.

Megjithatë, pasi një trajtim efektiv për pre-eklampsinë nuk ekziston, ende nuk është e qartë se deri në çfarë mase testi do t’i ndihmojë të prekurat.