Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Gjykata dekriminalizon abortin në të gjithë Meksikën

QIKA 12.9.2023

Gjykata e Lartë e Meksikës ka dekriminalizuar abortin në mbarë vendin. Vendimi vjen dy vjet pasi gjykata vendosi në favor të një kundërshtimi ligjor ekzistues në Coahuila. Ajo kishte vendosur se dënimet penale për ndërprerjen e shtatzënisë ishin jokushtetuese. Vendimi i ri legalizon abortin në të 32 shtetet, raporton BBC.

Gjykata e Lartë tha se mohimi i mundësisë së një përfundimi të shtatzënisë shkel të drejtat e grave.

“Në rastet e përdhunimit, asnjë vajzë nuk mund të detyrohet të bëhet nënë – as nga shteti, as nga prindërit dhe as nga kujdestarët e saj”, tha kreu i Gjykatës së Lartë, Arturo Zaldívar.

“Këtu shkelja e të drejtave të saj është më e rëndë, jo vetëm për shkak të statusit të saj si viktimë, por edhe për shkak të moshës së saj, gjë që e bën të nevojshme analizimin e çështjes nga këndvështrimi i interesit më të mirë të të miturve,” shton ai.

Amerika Latine është duke lehtësuar të drejtat mbi abortin gjë që po konsiderohet si një “valë e gjelbër”.

Mexico City ishte i pari nga shtetet e vendit që dekriminalizoi abortin në vitin 2007 dhe shumë vende të tjera ndoqën shembullin. Aborti me zgjedhje është i ligjshëm në Kolumbi, Kubë, Uruguaj dhe Argjentinë, megjithëse kandidati kryesor në fushatën për zgjedhjet presidenciale të Argjentinës në tetor, Javier Milei, dëshiron të ndalojë procedurën.

Disa vende lejojnë abortet në rrethana të tilla si përdhunimi ose rreziqet shëndetësore, ndërsa ndalimet e plota zbatohen në El Salvador, Honduras, Nikaragua, Haiti dhe Republikën Domenikane.